Punoje vet - Mizë artificiale

Si punohet "Mizë" artificiale (për fly fishing)?

- Fillimi i punës në "mizë"

- Nyja përfundimtare (whip finish)

Të sqaroj diçka së pari. Unë nuk jam peshkatarë. Këto tekste po i shkruaj duke lexuar tekstet në Anglisht (video, libra etj) e duke i përshtat për nevoja tona. Përshtatja është më se e lirë. Kutrum. Rru pa rru qysh na ka qëllu. Pa eksperiencë në "fushë". Kualiteti e besushmëria do të varet nga Ju, peshkatarët, Ju më tregoni si, qysh e tek, e une do të provoj të paraqes vizuelisht me vonë. Po ja filloj, e se di ku do të ndalem.

Prej teksteve të huaja, po e kuptoj se grepi punohet varësisht se me çfar faune ushqehet peshku në natyrë. Pra grepi duhën të i përshtatët vendit. Sa e di unë (e nuk di shum) në trevat tona nuk ka dikush që punon miza artificiale masovikisht (përveq për vehte). Ndoshta po gaboj. E shofim nga reagimet :). Për të punuar grepin nevoiten disa parapregaditje dhe disa "halete". Ska peshkim pa "halete".

  • Mengele, speciale për grep (fly vise)
  • Nyje lidhës (Whip Finisher)
  • Gjilpër (Dubbing Needle)
  • Filetues (Threader)
  • Mbajtes bobine - peni (Bobbin Holder)
  • Gërshër
  • Pupël mbajtës (Hackle Plier)

Ndoshta kanë emra tjerë në shqip, por une nuk i di.

Përveq këtyre nevoiten edhe pe (fije) special me dyll, pupla të llojeve të ndryshme (gjel, fazan, e te tjera), lesh i ngjyrave të ndryshme nga shtazët e ndryshme (lepur, arush, dre etj), tel i hollë (shumë i hollë) dhe të tjera. Të gjitha këto "rekvizite" zgjedhen përkah ngjyra e tyre dhe nga pesha. Sa ma të lehta aq më mirë (mizë e thatë-notuese), sepse për shtim peshe përdorët fije metalike e hollë, gjithashtu me ngjyrë (mizë e lagët nën-sipërfaqësore). Zgjedhja bëhët në mënyrë që të mimikohet sa më mirë insekti me të cilin do ta joshni peshkun.


Këtu shihet bobina (pe) dhe mbajtësi.


Pozita karakteristike e bobinës, grepit dhe mengelës.


Për trup të mizës artificiale, përdorën lloje të ndryshme të gzofit të shtazëve, pupla, dhe materiale artificiale sintetike (gomë e hollë për këmbë, tel i hollë i ngjyrave të ndryshme - bakër/ari dhe zink/argjent), lesh - punë dore i kualitetit të lartë i ngjyrave të ndryshme etj. Sa i përket gzofit të shtazëve duhët të keni kujdes të posaqëm ti shmangeni shtazëve të ngordhura e të gjetura në rrugë/mal. Sëmundjet e tërbimit dhe sëmundje tjera SHUMË të rrezikshme, akoma janë të pranishme në trevat tona. Prandaj kërkoni shtazë e shpezë të "kultivuara" e të cilat mund të jenë në gjendje më të mirë shendetësore. Gjithashtu, pasi që të siguroni gzofin e tyre, patjetër, duhë të e trajtoni gzofin me kemikalie të cilat i shkatërojnë bakteriet e mikrorganizmat e dëmshëm. Për kemikalie më së miri është të kontaktoni ndonjë lëkurëpunues i cili mund të ju informoj më mirë për ato dhe mund tj'u siguroi edhe lëkurën/gzofin. Pasi që të siguroni gzofin është me rëndësi që të trajtoni ate me të ashtuquajturin "naftalin", çdo amvise do të dinë se ku gjendet e blehet. E futni një "top" së bashku me gzof dhe në këtë mënyrë do të siguroni gzofin nga parazitet dhe bakteriet e damëshme (A në foto).

Gjithashtu, përdorën edhe ngjitësa "Epoxy" dy componentësh, të tejdukshëm të cilat pastaj ngjyrosen dhe mbulohen edhe me një shtrese epoxy ngjitës. Me këto mjete të thjeshta mund të arrihën rezultate spektakulare, gadi profesionale që tregojn fotot në vijim.

Qe ushtarët e vegjël. Të gjithë do të shëndrohën në peshqi...

 

- (do të vazhdon së shpejti.... )

 

Postuar nga Administratori më 2007